LAJMI I FUNDIT:

Izraeli liron dhjetëra të burgosur palestinezë, në mesin e tyre edhe kreun e spitalit kryesor të Gazës

Izraeli liron dhjetëra të burgosur palestinezë, në mesin e tyre edhe kreun e spitalit kryesor të Gazës

Të paktën 55 palestinezë të arrestuar në Gazë janë liruar nga Izraeli, duke përfshirë drejtorin e spitalit kryesor palestinez.

Bëhet e ditur se në mesin e të liruarve është edhe drejtori i spitalit Mohammed Abu Selmia, i cili u mor peng nga izraelitët gjatë bastisjes së spitalit Shifa.

Selmia akuzoi autoritetet izraelite se po i nënshtrojnë të burgosurit palestinezë, “i poshtërojnë fizikisht e psikologjikisht”, pretendim ky që u mohua nga izraelitët.


Ndryshe, Izraeli akuzon Hamasin dhe grupet tjera militante për strehim në spitale dhe përdorimin e tyre për qëllime ushtarake, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Nëse konfirmohet se spitalet po përdoren për qëllime ushtarake, ato mund të humbasin mbrojtjen e tyre sipas ligjit ndërkombëtar.

Tanket izraelite avancojnë në zonat në veri dhe jug të Gazës – mediat sjellin detaje rreth zhvillimeve të fundit atje
Lexo po ashtu Tanket izraelite avancojnë në zonat në veri dhe jug të Gazës – mediat sjellin detaje rreth zhvillimeve të fundit atje

Ndërkohë, ushtria izraelite ka njoftuar se ditëve të fundit luftimet kanë shpërthyer në veri të Gazës, i cili kryesisht u evakuua dhe u bombardua që nga fillimi i luftës.

Lufta ka ndërprerë fluksin e ushqimit, ilaçeve dhe mallrave bazë në Gazë, dhe njerëzit atje tani janë plotësisht të varur nga ndihmat.

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara ka arritur në përfundimin se ekziston një “rrezik i mundshëm gjenocidi” në Gazë, një akuzë që Izraeli e mohon fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori