LAJMI I FUNDIT:

Izraeli: Irani ka rekrutuar 80 mijë luftëtarë shiitë në Siri

Izraeli: Irani ka rekrutuar 80 mijë luftëtarë shiitë në Siri

Irani ka rekrutuar të paktën 80 mijë luftëtarë shiitë dhe po drejton një “qendër të rekrutimit” në një bazë pranë kryeqytetit sirian, Damask, ka thënë i dërguari i Izraelit në OKB.

Ambasadori izraelit, Danny Danon ka thënë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Irani ka ndërtuar një bazë trajnuese në afërsi të Damaskut.

Duke mbajtur një hartë në dorë, Danon ka thënë se “çfarë shihni këtu është një qendër e rekrutimit në Siri”, ku sipas tij, trajnohen militantët shiitë, për të kryer “akte terrori në Siri dhe në rajon”.

Irani, së bashku me Rusinë, i ofrojnë presidentit sirian, Bashar al-Assad mbështetje në luftën shtatëvjeçare siriane, ku janë vrarë qindra mijëra persona, transmeton Rel.

Izraeli në vazhdimësi ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që Irani të krijojë prezencë të përhershme ushtarake në Siri.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori