LAJMI I FUNDIT:

“Izolim” shpallet fjala e vitit 2020

“Izolim” shpallet fjala e vitit 2020

Pas rritjes së madhe të përdorimit gjatë pandemisë, fjala “Izolim” është shpallur fjala e vitit 2020 nga Fjalori Collins. Kjo fjalë “përmbledh përvojën e përbashkët të miliarda personave”, thonë nga Collins.

Leksikografët kanë regjistruar më shumë se 250 mijë përdorime të fjalës “izolim” më 2020, për dallim nga vetëm 4,000 një vit më parë.


Në mesin e shprehjeve tjera të lidhura me pandeminë janë edhe “vetizolim”, “distancim fizik” dhe “koronavirus”.

Sipas këtij fjalori, izolimi definohet si “vendosje e kufizimeve të rrepta në udhëtime, ndërveprim shoqëror dhe qasje në hapësira publike”.

Kjo fjalë ka ardhur në shprehje, pasi qeveritë në gjithë botën i janë përgjigjur valës së parë të coronavirusit, duke aplikuar kufizimeve të ashpra, me qëllim të frenimit të tij.

Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në fund të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë regjistruar mbi 50 milionë persona të infektuar e këtë virus. Prej tyre, mbi 1.2 milion persona kanë vdekur. /REL/