LAJMI I FUNDIT:

Izet Mexhiti e kërcënon me interpelancë Artan Grubin

Izet Mexhiti e kërcënon me interpelancë Artan Grubin

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti kërcënon me interpelancë bashkëpartiakun e tij zv.kryeministrin Artan Grubin, nëse ky i fundit nuk mban premtimet dhe nuk i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

“Unë tash nuk e mohoj, nuk është i vetmi mekanizëm, parlamenti ka më shumë mekanizma demokratik që ta fuqizon deputetin, apo ta fuqizon parlamentin kundrejt Qeverisë, pra një ndër ato është edhe çështja e interpelancës, pra nuk e mohoj por nuk e kemi vendos se cili mekanizëm i ardhshëm do të jetë në përdorim” deklaroi Izet Mexhiti.


Ai tha se Artan Grubi akoma nuk i është përgjigjur për pyetjet e parashtruara në seancën për pyetje të deputetëve. Nga opozita shqiptare deklarojnë se “lufta” mes Mexhitit dhe Grubit nuk është aspak e sinqertë, por bëhet me qëllim për të manipuluar opinionin.

“Për ne është e pakuptueshme që nënkryetari i BDI-së, koordinator i Grupit parlamentar, të kërkojë llogari nga BDI nga foltorja e Kuvendit. Ai ato mund ti kryej shumë lehtë në zyrat partiake, mund ti kryej në zyrat e funksionarëve që ai i kritikon. Prandaj konsiderojmë se me qëllim bëjnë lojë që BDI ti bëhet opozitë BDI-së, e këtë lojë ne do ua zbardhim e do ua nxjerrim publikisht, sepse nuk lejohet një lloj manipulimi i tillë me opinionin e gjerë”, tha Skender Rexhepi, ASH-AAA.

Në seancën e fundit të pyetjeve të deputetëve, Artan Grubi jo që nuk iu përgjigj Mexhitit, por i njëjti edhe lëshoi sallën përderisa Mexhiti kërkonte llogari për mos realizimin e premtimeve të funksionarëve të caktuar të partisë në 100 ditët e para të Qeverisjes.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori