LAJMI I FUNDIT:

Ivanovska: Do të kërkojmë nga deputetët e ri të sjellin Ligj për origjinën e pronës

Ivanovska: Do të kërkojmë nga deputetët e ri të sjellin Ligj për origjinën e pronës

“Jo gjithmonë ai që përfiton pronë, e vendos pronën në emrin personal. Do të kërkojmë nga deputetët e ri të sjellin Ligj për origjinën e pronës”. Këtë e deklaroi kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në një intervistë për “Slloboden Peçat”.

Ajo tha se nga përvoja që kanë deri tani në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, shohin se jo gjithmonë ai që fiton pronë, e vendos pronën në emrin e tij.


“Ky është problemi më i madh që mund ta theksojmë tani. Do të thotë bëhet transferim i pronës disa të afërmve tjerë të familjes, madje nuk duhet të jenë të familjes, mund të jenë edhe miq të afërt. Kjo është arsyeja pse ne, si Komision, jemi dakord dhe unanimisht kërkojmë nga parlamenti i ri të mbledh forcë apo vullnet politik dhe të miratojë Ligj mbi origjinën e pronës së të gjithë qytetarëve. Vetëm atëherë do të kemi pasqyrë të plotë se ku është prona dhe kush e posedon pronën. Mund të bëhet dhe do të jetë hap i madh përpara për të gjithë, për vendin tonë”, theksoi Ivanovska.

Ajo sqaron se në listat anketuese deputetët duhet ta tregojnë gjendjen e plotë pronësore me të cilën disponojnë, gjithashtu duhet t’i plotësojnë listat për konflikt interesash.

“Me Ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave, ne ishim të detyruar të krijonim formular të ri. Sipas përmbajtjes, ne e rregulluam formularin, e përpiluam atë, por zgjidhja elektronike nuk është ende gati. Projekti që u mbështet nga USAID është tërhequr dhe në një farë mënyre duhet të shtyjmë deri në fund këtë zgjidhje të re për pyetësorët. Unë mendoj se shumë shpejt, javën e ardhshme do të shpallim tenderin për përgatitjen e programeve elektronike për pyetësorët që do të na lejojnë të ndjekim historikisht atë që ndodh në ndryshimin e pronës së personave të zgjedhur. Pjesë e këtij programi do të jetë regjistri i personave zyrtar dhe për këtë arsye i japim përparësi punës tonë. Unë pres që ky program të jetë gati dhe të vihet në provë deri në fund të vitit,” shtoi ajo.

Ivanovska thekson se edhe kësaj radhe listat anketuese deputetët dhe funksionarët e sapozgjedhur do t’i plotësojnë sipas përmbajtjes të vjetër për të cilën janë konfirmuar parregullsi, mangësi dhe dobësi.

“Ata do të duhet t’i sjellin ato personalisht në institucionin tonë ose t’i dërgojnë me postë. Softueri duhej të ishte funksional deri tani, por shumë gjëra kanë ndodhur që e bënë të pamundur”, thotë Ivanovska.

Kryetarja e Antikorrupsionit shton se të gjithë deputetët dhe funksionarët të cilëve po u përfundon mandati, gjithashtu janë të obliguar t’i plotësojnë dhe parashtrojnë listat anketuese deri te Komisioni.

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori