Ivanovska: Qytetarët gënjejnë për përkatësinë etnike vetëm për t’u punësuar
Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK), në mbledhjen e sotme ka folur për lëndët të cilat arrijnë te Antikorrupsioni për atë kur kandidatët për punësim e ndryshojnë kombësinë, me qëllim që t’i plotësojnë kushtet nga balancuesi dhe të punësohen.
Ajo konkretisht arsyetoi një lëndë, me ç’rast është konfirmuar se në Agjencinë për punësim kandidati për punësim është regjistruar si maqedonas, ndërsa i pranuar si shqiptar.
“Për fat të keq kjo nuk është hera e parë dhe nuk kemi mënyrë si të dënohen, pasiqë nuk është parashikuar një dënim i tillë në ligje. Rekomandimi i vetëm do të jetë, ndërsa edhe ashtu rregullohet ligji për nëpunës administrativ, balancuesi të hidhet poshtë nga përdorimi, sepse nuk ka efekte, njerëzit gënjejnë, për t’u punësuar. Balancuesi kot që ekziston në çdo rast Komisioni ynë gjithmonë bën përpjekje për punësim të kuadrove cilësore, që do t’i plotësojnë kriteret për cilësi dhe prandaj nuk ka nevojë njerëzit të vihen në gjendje të tilla”, tha Ivanovska.
KSHPK do ta arkivojë lëndën, ndërsa rekomandimin do ta dorëzojë te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Shemshi Salai, anëtar i KSHPK-së e arsyetoi lëndën në të cilën punohet për zgjedhjen e një këshilltari në Këshillin e komunës, ndërsa njëkohësisht ai është i punësuar në MPB, si nëpunës policor me uniformë. KSHPK pas shqyrtimit të rastit dhe në bazë të ligjeve konfirmoi se bëhet fjalë për papajtueshmëri të funksioneve dhe shkelje të ndalesave të parashikuara me ligj. I propozon personit që t’i dorëzohet urdhërpagesa për kundërvajtje të mospërputhshmërisë së funksionit, të njoftohet MPB ku ai është i punësuar, të kërkohet përgjegjësi disiplinore, të njoftohet personi për gjendjen në të cilën gjendet dhe të ndërmarrë masa adekuate, si dhe të dërgohet njoftim te Këshilli i Komunës.
Salai prejse e arsyetoi lëndën në lidhje me marrëveshjen e vitit 2016 të rektorit të USHCM-së Nikolla Jankullovski, që ka pasur akuza për marrjen e paligjshme të kompensimeve – pagesë si i punësuar i rregullt në ISHP Klinika Universitare për kirurgji digjestive Shkup, si profesor i rregullt dhe kryerje të detyrës rektor, KSHPK përfundoi se nuk ka mundësi për veprim të mëtutjeshëm sipas kompetencave të konfirmuara ligjore dhe procedura ndërpritet.
Jankullovski prejse KSHPK kërkoi nga ai të dorëzojë kërkesë për pezullim nga puna në Klinikën Universitare për kohëzgjatjen si rektor i USHCM-së, ka nisur një mosmarrëveshje administrative kundër KSHPK-së me ç’rast është kontestuar kjo kërkesë. Gjykata Administrative e pranon padinë e Jankullovskit dhe konsideron se nga ana e tij nuk janë ndërmarrë veprime joligjore në kundërshtim me Ligjin për parandalim të korrupsionit dhe ndeshjes së interesave për arsye që sipas kushtetutës së RMV-së, Universiteti ka autonominë e saj.
Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së u ndërlidh dhe informon se nga viti i kaluar Jankullovski ka marrëveshje të re, por edhe njoftim te KSHPK-ja, për të cilën do të shprehen në mbledhjen e ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'