LAJMI I FUNDIT:

Ivanovska: Qeveria të heqë dorë nga angazhimi i “Bechtel dhe Enka” përmes “ligjit të veçantë”

Ivanovska: Qeveria të heqë dorë nga angazhimi i “Bechtel dhe Enka” përmes “ligjit të veçantë”

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion Biljana Ivanovska i bëri thirrje qeverisë të braktisë angazhimin e konsorciumit amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e autostradave në Korridorin 8 dhe atë që lidh Prilepin dhe Manastirin përmes një “ligji të veçantë”.

Sipas kryetares të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, është një marrëveshje e drejtpërdrejtë duke e deklaruar veten një investitor strategjik dhe ndërtimin e autostradave me interes kombëtar. Kjo hap derën për një marrëveshje të mundshme korruptive, ndërsa Antikorrupsioni këtë ligj, nëse miratohet, do ta kundërshtojë përpara Gjykatës Kushtetuese.


“Ky është një ligj me rrezik të lartë korrupsioni dhe ne do t’ia paraqesim Gjykatës Kushtetuese. Si është e mundur që ai ligj të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe në të njëjtën kohë të favorizojë një operator?”, pyeti Ivanovska në deklaratën e saj për “Telma”.

Sipas saj, projektuesi nuk mund të jetë kontraktor në të njëjtën kohë, ndërsa Ivanovska përveç kësaj pyet pse ky projekt-ligj nuk paraqitet nga Qeveria, por nga deputetët.

OBRM-PDUKM-ja opozitare njofton se këtë fundjavë do të ndërtojnë një pozicion.

Përndryshe, në vitin 2013, një ligj i veçantë lejoi kinezët “Sinohydro” të ndërtojnë autostradën Kërçovë – Ohër, e cila nuk është përfunduar ende./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori