LAJMI I FUNDIT:

Ivanovska: Njerëzit largohen për shkak të nepotizmit dhe klientelizmit

Ivanovska: Njerëzit largohen për shkak të nepotizmit dhe klientelizmit

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska për “ClickPlus” në “TV21” tha se korrupsioni është një gjendje shpirtërore dhe kështu pranohet në shoqëri si diçka normale, gjë që është vërtet e keqe.

Duke folur për korrupsionin në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se ai vjen si rezultat se nuk respektohen jo vetëm ligjet, por edhe njerëzit në mes vete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Njerëzit largohen sepse ende nuk mund t’i pastrojmë disa dukuri në shoqëri – nepotizmi, klientelizmi, atë çfarë e potencuat më herët, politika përzihet shumë”, tha Ivanovska.


Ivanovska thekson se të gjithë duhet të kontribuojnë në çrrënjosjen e korrupsionit.

“Më vjen mirë që qytetarët tashmë e dinë këtë dhe shqetësohen dhe reagojnë më hapur”, tha kryetarja e KSHPK-së.

Lidhur me aktgjykimin e revokuar në rastin e ish-gjyqtarit Vlladimir Pançevski dhe lirimin e tij nga burgu, Ivanovska tha
“Asnjë vendim gjykate nuk komentohet… Mirëpo është Gjykata e Lartë dhe kështu ka vendosur. Pançevski ishte në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, por kaq”, thotë Ivanovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori