Ivanov: Maqedonia është shembulli ku ka standarde të dyfishta dhe dyftyrësi nga faktori ndërkombëtar

Ivanov ka vazhduar me kritika ndaj faktorit ndërkombëtar për të cilin ai mendon se ndikojnë në punën e brendshme të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ankesat e reja të kryetarit Ivanov janë bërë në Forumin Global në Baku, Azerbajxhan.
''Standardet e dyfishta të praktikuara deri tani në Maqedoni na kanë penguar të drejtën tonë për pasjen e identitetit dhe prosperitetit si shtet. Maqedonisë i janë bllokuar rrugët për integrim në NATO dhe BE. Në Maqedoni, definitivisht mund të them se ka ndodhur një shembje e veprimtarisë së faktorit ndërkombëtar.'' ka thënë mes tjerash Ivanov.
''Në skenë, në kohë krizash për qytetarët tonë ka dy ide: shpresë dhe frikë. Qytetarëve të Maqedonisë ju është shuar shpresa dhe ka mbetur frika.'' saktësoi Ivanov në Forumin Global në Baku, Azerbajxhan. /Telegrafi/





















































