LAJMI I FUNDIT:

Ivan Savvidis mohon ndërhyrjen në protestat në Maqedoni, paralajmëron padi penale

Ivan Savvidis mohon ndërhyrjen në protestat në Maqedoni, paralajmëron padi penale

Përmes një njoftimi grupi i kompanive afariste të Ivan Savvidis, ka demantuar shkrimet në media dhe ka hedhur poshtë ndërhyrjen në protestat në Maqedoni, duke njoftuar edhe padi për autorët dhe mediat që kanë publikuar tekst në të cilin është përmendur emri i tij.

Njoftimin nga grupacioni e ka publikuar gazeta greke “ANA-MPA”, me komentim se ka të bëjë me tekstin e publikuar në “BuzzFeed”, ku kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha se ka pasur biznesmenë grek pro rus, të cilët kanë financuar protesta të dhunshme para Kuvendit të Maqedonisë, me qëllim që sipas tij, të pengohet anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE.

Zaev: Biznesmenë grek “pro rus” kanë penguar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
Lexo po ashtu Zaev: Biznesmenë grek “pro rus” kanë penguar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

“E bëjmë të qartë që biznesmeni Ivan Savvidis nuk ka asnjë lidhje me tekstin që është publikuar, i cili është i pavërtetë dhe shpifës. Në orët në vijim duke shfrytëzuar të gjitha të drejtat tona ligjore, do të ngrisim padi kundër mediumit si dhe autorëve të këtij publikmi”, thuhet në njoftimin e grupacionit të kompanive të Ivan Savvidis./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori