Mesfushori i Interit, Ivan Perisic, është një ndër objektivat e Tottenham Hotspur.

Trajneri i skuadrës angleze, Mauricio Pochettino është i etur për të gjetur një sulmues të klasit të lartë dhe po përqendrohet te reprezentuesi i Kroacisë.


Futbollisti është i vetëdijshëm për thashethemet dhe nuk mund të përjashtojë largimin gjatë verës prej Interit.

Perisic Ivan Perisic (Getty Images)

"Unë nuk dua të flas për gjëra të tjera, unë luaj në Kupën e Botës. Do të shohim se çfarë ndodh kur të kthehem në Itali", tha mesfushori.

Sezonin e kaluar, Perisic shënoi njëmbëdhjetë gola dhe bëri nëntë asistime në 37 paraqitje në Serie A.

Kujtojmë se për shërbimet e lojtarit ka shprehur interesim edhe skuadra tjetër Manchester United. /Telegrafi/

telegrafi sport app