LAJMI I FUNDIT:

Iutecredit Kosova partner zyrtar i gjysmë maratonës së Prishtinës

Iutecredit Kosova partner zyrtar i gjysmë maratonës së Prishtinës

Nënshkruhet marreveshja midis institucionit financiar Estonez dhe Federates Atletike te Kosovës në plan të njerës prej disa politikave sociale që kompania ka planifikuar të kryejë në territorin e Republikës së Kosovës

Iutecredit Kosova, instituti financiar më i ri në Kosovë, i cili po rritet me hapa të mëdha dita e ditës në çdo qytet të Kosovës, është i lumtur të njoftojë të gjithë qytetarët e Kosovës që ka arritur një marrëveshje me Federatën e Atletikës së Kosovës, për të qenë njëri prej sponsorëve kryesor të ngjarjes së madhe që do të pushtojë të gjithë qytetin e Prishtinës në mëngjesin e 29 prillit.

Ky bashkëpunim është bërë për herë të parë midis dy institucioneve dhe pritet të jetë hapi i parë i një bashkëpunimi të gjatë në vitet në vazhdim, duke e shikuar projektin edhe gjeografikisht, në qytetet e tjera të Kosovës ku Federata e Atletikës organizon evente te ngjashme. Ky sponsorizim aktivizohet në kuader të Përgjegjësisë Sociale të Koroporatës Iutecredit Kosova i cili ka alokuar një fond të veçantë për të mbështetur një sërë politikash sociale të organizuara nga Institucione publike dhe jo-fitimprurese.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Iute Credit për Kosovë z.Shpend Maxhera dhe Kryetari i Federatës së Atletikës Kosovë z.Halil Sylejmani. Iutecredit është gjithmonë në kërkim të ideve të cilat frymëzojnë brezat e ndryshme në organizimin e aktiviteteve pozitive që mund të rrisin mirëqenien fizike dhe psikologjike të qytetarëve të Kosovës dhe për këtë arsye gjysmë maratona e Prishtinës është ngjarja e përkryer për të arritur këtë qëllim.

Iutecredit Kosova e sheh sportin e Atletikës si një nga motorët kryesor të edukimit fizik dhe një jete të shëndetshme. Gjithashtu me këtë sport, drejtuesit e kompanisë shohin lidhjen e veçantë që krijohet nëpërmjet një elementi të përbashkët: shpejtësinë.

Iutecredit konsiderohet si institucioni më i shpejtë në Kosovë në aprovimin e një kredie. Vetëm 30 minuta i duhen çdo personi që paraqet një letërnjoftim dhe një vërtetim page ose të ardhurash mujore për të marrë direkt shumën e kërkuar. Duke u bazuar tek elementi i shpejtësisë Iutecredit ka krijuar në këtë mënyre edhe skuadrën e saj që do të marrë pjesë në Gjysmë Maratonën e Prishtinës më datë 29 Prill.

Skuadra e cila ka filluar përgatitjet për këtë ngjarje do të quhet “IuteTeam – Më të shpejtit”, dhe do të vrapojë në grup mes 1500 vrapuesve që pritet të vijnë nga e gjithë Kosova, të gjitha trevat Shqiptare, trupi diplomatik dhe ushtarak me bazë në Kosovë, por edhe nga shumë vende të tjera të botës.

Në kaq pak kohë që kemi në Kosovë një element tjetër i rëndësishëm është edhe “frymëzimi” i cili është edhe pjesë e vlerave të Iutecredit. Ne kemi frymëzuar stafin tonë, për t’i shërbyer klientëve me zgjidhjen më të mirë të mundshme, kemi frymëzuar klientin për të zgjidhur çdo problem financiar më thjeshtë dhe më shpejtë dhe tani duam të ju frymëzojmë “ju” që të bëni diçka për veten.

IuteCredit Kosova duke filluar nga data 27 Prill do të ngrejë në Sheshin Skëndërbeu, një ombrellë e cila do të shërbejë si pikë informative për këdo që do të ketë nevojë për informacion më të zgjeruar mbi produktet dhe ofertat që Iutecredit ofron.

Në këtë kënd do të bëhen gjithashtu edhe regjistrimet për në maratonë dhe do të shpërndahen disa dhurata për vrapuesit në garat përkatëse.

Duke ju uruar një stërvitje të mbarë e të lehtë, IuteCredit shpreson qe të takohen të gjithë së bashku të Dielën e 29 Prillit në sheshin Skëndërbeu në Prishtinë për të kaluar një ditë të bukur e frymëzuese.

IuteCredit. Më të Shpejtit!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori