LAJMI I FUNDIT:

Iu refuzua azili, kthehen nga Franca 60 shqiptarë

Iu refuzua azili, kthehen nga Franca 60 shqiptarë

Policia e shtetit ka apeluar tek të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen.

Policia e shtetit ka njoftuar se janë riatdhesuar 60 shtetas shqiptarë, ndërsa kanë bërë të ditur se operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme.


Në një aeroplan nga Lille e Francës, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca dhe Frontex, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 60 shtetas shqiptarë, nga të cilët 20 prej tyre kishin kërkuar azil dhe 40 të tjerët për qëndrim të parregullt në vendet e BE-së.

“Policia e Shtetit apelon të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare, në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori