LAJMI I FUNDIT:

Iu bashkua ISIS-it në vitin 2014, tani thotë se meriton një mundësi tjetër – lut autoritet amerikane që ta lejojnë të rikthehet në shtëpi

Iu bashkua ISIS-it në vitin 2014, tani thotë se meriton një mundësi tjetër – lut autoritet amerikane që ta lejojnë të rikthehet në shtëpi

Gratë që kanë shkuar në Siri për t’u martuar me militantët e organizatës terroriste Shteti Islamik, dëshirojnë të rikthehen në shtëpitë e tyre. Njëra prej tyre është Hoda Muthana nga Alabama në SHBA.

Ajo iu bashkua ISIS-it në vitin 2014 duke pranuar ideologjinë e tyre ekstremiste. Por, tani po kërkon falje duke shpresuar se do të mund të rikthehet në SHBA. Ajo po e ka të vështirë të jetoj në kampin e refugjatëve me djalin e saj dyvjeçar, transmeton Telegrafi.


“Kush beson në zot, beson se secili person meriton mundësinë e dytë, pavarësisht mëkateve që i kanë bërë”, ka deklaruar Muthana.

Gjatë një interviste dhënë për NBC në kampin e refugjatëve Al-Roj në verilindje të Sirisë, ka deklaruar se vendimi për t’iu bashkuar ISIS, ka qenë vetëm një fazë e jetës dhe pendohet për të gjitha që i ka bërë kjo organizatë terroriste.

Megjithatë autoritetet nuk e lejojnë kthimin e saj, duke pretenduar se ajo nuk është shtetase amerikane.

Ndryshe, Muthana në Siri ka përdorur rrjetet sociale për të bërë thirrje që të ketë dhunë në SHBA. Ajo atje ishte martuar për tre militantë të ISIS-it, të cilët që të gjithë janë vrarë në beteja.

Në mënyrë aktive kishte marrë pjesë në propagandat e ISIS-it, duke u bërë thirrje militantëve në SHBA që të vazhdojnë “të derdhin gjak dhe të marrin kamionë me të cilët do të shtypnin sa më shumë njerëz”.

“Kam jetuar me gënjeshtra duke menduar se po bëj gjëra të mira për zotin. Tani kur i kujtoj më duket se kam qenë shumë arrogante. Tani po frikësohem për të ardhmen e të birit”, ka shtuar ajo për fund. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori