LAJMI I FUNDIT:

Italiani del pozitiv për coronavirus, linë e majmunëve dhe HIV

Italiani del pozitiv për coronavirus, linë e majmunëve dhe HIV

Italia ka regjistruar rastin e parë të një pacienti që është njëkohësisht pozitiv me coronavirus, linë majmunit dhe HIV.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar, i cili nëntë ditë pas kthimit nga pushimet në Spanjë, ka shfaqur temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fyti, inflamacion në ijë dhe është ndjerë i lodhur.

Siç raporton CNBC, italiani ka thënë se gjatë qëndrimit në Spanjë ka kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura me meshkuj. Tre ditë pas fillimit të simptomave, ai u diagnostikua me coronavirus.


Pak orë pas testit pozitiv për COVID-19, italianit iu shfaq skuqje në dorën e majtë. Pas disa ditësh, lija e majmunit u përhap në të gjithë trupin, kështu që ai u shtrua në spitalin e Katanias.

Në atë klinikë, 36-vjeçari iu nënshtrua analizave të ndryshme të cilat rezultuan pozitiv me lisë majmuni, COVID-19 dhe HIV. Testi negativ i HIV-it që bëri një vit më parë tregon se 36-vjeçari është infektuar me virus vetëm së fundmi.

Pas një jave ai doli nga spitali sepse ishte shëruar nga virusi dhe lija e majmunëve.

“Ky rast tregon se si simptomat e lisë së majmunëve dhe coronavirusit mund të mbivendosen dhe konfirmon se në rastin e bashkëinfeksionit, duhet të ekzaminohen zakonet seksuale të pacientit për të arritur në një diagnozë të saktë”, thonë studiuesit nga Universiteti i Katanias.

Studiuesit paralajmëruan se tamponi i fytit të pacientit ishte ende pozitiv pas 20 ditësh, duke treguar se personi ishte ende ngjitës.

“Duke qenë se ky është rasti i parë i një personi të infektuar me tre viruse, nuk ka prova të mjaftueshme që ky kombinim mund të përkeqësojë gjendjen e pacientit”, thonë ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Duhet bërë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori