LAJMI I FUNDIT:

Italia tregon pse është kampioni në fuqi i Evropës, fiton në udhëtim te Hungaria dhe shkon në ‘Play-Off’ të Ligës së Kombeve

Italia tregon pse është kampioni në fuqi i Evropës, fiton në udhëtim te Hungaria dhe shkon në ‘Play-Off’ të Ligës së Kombeve

Atëherë kur i nevojitet fitorja më së shumti, atëherë e arrijnë.

Italia ka treguar forcën e kampionit në fuqi të Evropës duke fituar në udhëtim te Hungaria me rezultat të pastër 0-2.

Kampionët në fuqi të Evropës e nisën më mirë ndeshjen duke sulmuar, ku krijuan raste të mira me Raspadorin e Gnonton, por pa sukses.


E goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 27-të, kur Giacomo Raspadori arriti të përfitoj nga një gabim skandaloz i vendasve dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Italianët shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi minimal 0-1.

Mysafirët e nisën edhe më mirë pjesën e dytë, kur në minutën e 52-të shënuan edhe golin e dytë në këtë sfidë.

Bryan Cristante dhuroi një asistim fantastik për Federico Dimarco i cili nga afërsia shënoi për ta dyfishuar epërsinë e italianëve.

Vendasit krijuan disa raste të mira shënimi, por portieri italian Donnarumma ishte në top formë duke bërë pritje të jashtëzakonshme në disa raste.

Deri në fund të ndeshjes, Italia u mbrojt mirë dhe mori një fitore të madhe nga udhëtimi në Budapest, duke e mposhtur për herë të dytë Hungarinë në grup.

Kësisoj Italia përfundon si lider në Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve dhe do të luaj në ‘Final-Four’.

‘Azzurët’ e mbyllën grupin me 11 pikë pas gjashtë ndeshjeve duke lënë në vend të dytë Hungarinë me 10 pikë, derisa në vendin e tretë është Gjermania me shtatë dhe në të fundit anglezët me vetëm tri pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori