LAJMI I FUNDIT:

Italia do t’i shtojë monitorimet nga ajri për kanabisin në Shqipëri

Italia do t’i shtojë monitorimet nga ajri për kanabisin në Shqipëri

Guardia di Finanza do të shtojë për 30 për qind monitorimet nga ajri për kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Ndërkohë që monitorimi vitin e kaluar është realizuar vetëm në 20 për qind e territorit që sipas Policisë shqiptare ishte me risk, por monitorimi nga ajri për identifikimin e parcelave të mbjella me kanabis nuk i ka dhënë rezultatet e pritshme për policinë shqiptare, shkruan sot Koha Ditore.


Sipas raportit zyrtar të dalë në muajin tetor të vitit shkuar sipërfaqja e monitoruar ishte 506 hektarë, prej të cilave 213 të kultivuara me kanabis.

Nga monitorimi ajror i vitit që lamë pas Policia tha se 99 për qind e parcelave të evidentuara u asgjësuan me rreth 32,8 tonë marijuanë në një kohë që vetëm 4 muajt e parë të këtij viti janë sekuestruar 30 tonë kanabis.

Shifrat tregojnë se sipërfaqet ku mund të mbillet hashashi janë akoma më të mëdha, madje dhe në zona ku nuk është mbjellë asnjëherë. /Telegrafi/