Pas një nate të gjatë plot emocione është shpallur fituesi i Eurovision 2021. Shteti fitues është Italia.

Në mesin e shumë përfaqësuesve, grupi Maneskin arriti që të marrë çmimin kryesor.


Ata u paraqitën me këngën "Zitti E Buoni", ndërsa shkëlqyen me performancë e po ashtu edhe me paraqitjen skenike.

Maneskin Italy Eurovision 2021

Grupi i njohur në këtë garë la anash shtetin e Francës dhe në vendin e tretë atë të Zvicrës.

Gjon Muharremaj, i njohur si "Gjon's Tears" ishte artisti shqiptar që arriti të vendos Zvicrën në vendin e tretë me radhë.

188895236 1161191631023853 1795003316903811734 n

Këngëtari dha një performancë të shkëlqyeshme në skenë, teksa mori vota të shumta edhe nga audienca.

download 3 1 scaled

Vlen të theksohet se në Eurovision ishin plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshëm që u ngjitën në skenën e madhe të festivalit evropian, që këtë vit u mbajt në “Ahoy Arena”, në Rotterdam të Holandës.

Finalja e këtij viti u organizua me prezencën edhe të artistes shqiptare, Anxhela Peristeri, e cila mahniti publikun me interpretimin e këngës së saj.

download 2 2 scaled

Anxhela Peristeri dhuroi një performancë elektrizuese në “Eurovision”. Këngëtarja shqiptare me këngën e saj "Karma" u rëndit e 21-ta. /Telegrafi/