LAJMI I FUNDIT:

Italia shkatërron rrjetin e trafikantëve

Italia shkatërron rrjetin e trafikantëve

Me urdhër të Prokurorisë së qytetit të Komos, policia italiane ka ekzekutuar një operacion i shtrirë në të gjithë Evropën, i cili ka çuar në arrestimin e 21 personave me akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin përmes rrugës ballkanike.

Sipas policisë italiane, personat e arrestuar janë pjesë e një organizate kriminale e përbërë nga 16 shtetas sirianë, 2 tunizianë, 1 libanez, 1 egjiptian e 1 algjerian e rezidentë në Komo, Milano, Belgjikë, Suedi e Francë.


Me anë të një mekanizmi kompleks e të mirëorganizuar, ky grup kriminal përfitonte shuma të mëdha parash duke transportuar me automjete private qindra emigrantë klandestinë nga Hungaria në Austri e Gjermani.

Emigrantët klandestinë ishin kryesisht nga Siria. Policia italiane informon se rreth 100 prej drejtuesve të automjeteve që kanë transportuar emigrantët klandestinë janë identifikuar, e një pjesë e mirë janë arrestuar në flagrancë, falë bashkëpunimit me autoritetet gjermane e austriake.

Gjithashtu hetimet kanë zbardhur transaksione në shuma të mëdha parash adresuar personave, shumë prej të cilëve ende të paidentifikuar e që jetojnë në territorin sirian.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori