LAJMI I FUNDIT:

Italia rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë në Kosovë

Italia rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin bujqësor në përgjithësi dhe për programet e ministrisë për përmirësimin e prodhimit dhe përpunimit bujqësor.

Ministri Rikalo dhe ambasadori Sardi u pajtuan se aplikimi i prodhuesve bujqësor për të përfituar nga masat mbështesë të ministrisë do të vazhdojë të jetë transparent.


Ndërkaq, sa i përket fondeve të IPA-së të BE-së, ata theksuan se ato ofrojnë mundësi të mëdha për përmirësimin e mëtejmë të prodhimit bujqësor.

Ambasadori Sardi rikonfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të përkrahur zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural edhe në të ardhmen. /Telegrafi/