LAJMI I FUNDIT:

“Italia po vdes nga coronavirusi”, Serie A nuk pritet të kthehet së paku deri në qershor

“Italia po vdes nga coronavirusi”, Serie A nuk pritet të kthehet së paku deri në qershor

Numri i vdekjeve vazhdon të rritet nga pandemia e coronavirusit në Itali, me 793 vdekje në 24 orët e fundit dhe ekspertët paralajmërojnë se ende nuk ka arritur kulmin, kështu që Seria A mund të kthehet vetëm në qershor ose korrik.

Italia ishte vendi i parë evropian që mbylli ngjarjet e tij sportive pas një rritje të rezultateve pozitive të testit të coronavirusit, njerëz në kujdes intensiv dhe vdekjeve të shumta.

Që nga e premtja në mbrëmje, kishte pasur 47.021 teste pozitive, përfshirë 4,032 që kishin vdekur, 19,185 në izolim, 16.020 në spital dhe 2,655 në kujdesin intensiv.


Ish-presidenti legjendar i Interit, Moratti dhuron 1 milion euro për luftën kundër coronavirusit
Lexo po ashtu Ish-presidenti legjendar i Interit, Moratti dhuron 1 milion euro për luftën kundër coronavirusit

Këto shifra u rritën përsëri sot dhe ekspertët paralajmërojnë se ende Italia nuka e ka arritur kulmin, me gjithë masat kufizuese për distancim shoqëror.

Kishte edhe 793 vdekje tjera në gadishull, rritja më e madhe një-ditore deri më tani, duke e quar totalin e vdekjeve në Itali në 4,825.

Pamja nga ndeshja Bologna FC – SS Lazio (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

Ekzistojnë gjithashtu 2.855 njerëz në kujdes intensiv nga 17,708 në spital dhe totali që vuan aktualisht nga coronavirus qëndron në shifrën e 42.681 njerëzve.

Plani ishte që Seria A të kthehej në 2 maj dhe të luante deri në 30 qershor, por kjo po duket gjithnjë e më shumë joreale.

Tri hipotezat për kalendarin e ri të Serie A, datat kur mund të rifillojë dhe të përfundojë kampionati  
Lexo po ashtu Tri hipotezat për kalendarin e ri të Serie A, datat kur mund të rifillojë dhe të përfundojë kampionati  

Sipas gazetës La Repubblica, plani që po diskutohet midis Presidentëve të Serie A është që kampionati të nis në qershor, pastaj të luhet deri më 30 korrik.

Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e komplikuar, sepse lojtarët kontratat e të cilëve skadojnë më 30 qershor do të përfundojnë të luajnë për atë që nuk është më klubi i tyre.

Një tjetër samit është planifikuar me ndihmën e Lega Serie A dhe FIGC të martën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori