LAJMI I FUNDIT:

​Italia me masa të reja kundër COVID-19

​Italia me masa të reja kundër COVID-19

Roma zyrtare njoftoi sot se do të mbyllë disko-klubet në ambient të hapur dhe se bartja e maskës do të jetë e detyrueshme në mbrëmje në vende publike, në përpjekje për të parandaluar një valë të re të përhapjes së COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza nënshkroi sot një dekret që hyn në fuqi të hënën, duke urdhëruar që maska të bartet në publik nga ora 18.00 deri në 06.00, në vendet ku “grupet po formohen”.


Dekreti mbyll punën e disko-klubeve të natës në hapësirë të hapur, ndërsa ato në ambiente të mbyllura as nuk u hapën pas heqjes së “bllokimit”.

Ndërsa përhapja e epidemisë po kërcënon në disa vende evropiane, Italia, relativisht e kursyer, po përpiqet të parandalojë një përparim veror pranë Ferragosto.

Qeveria ka frikë se jeta e natës, në një aktivitet të plotë gjatë Ferragosto, do të kontribuojë në një shpërthim të virusit.

Ekziston një konflikt midis qeverisë dhe rajoneve për çështjen e disko-klubeve, të cilat janë plot me vizitorë gjatë kësaj periudhe.

Italia, vendi i parë evropian që u godit rëndë nga epidemia, regjistroi 254 mijë raste me COVID-19 dhe më shumë se 35 mijë vdekje. /KP/