Italia, ‘e butë’ me San Marinon

Italia zhvilloi një ndeshje përgatitore ndaj San Marions, para udhëtimit në Brazil për Kupën e Konfederatave.
Serinë e golave e hapi transferi i ri i Milanit, Andrea Poli, që realizoi pas 28 minutash lojë. Rezultatin e pjesës së parë për 2-0 e mbylli Alberto Gilardino.
Në pjesën e dytë u formalizua fitorja. Andrea Pirlo pas 50 minutash lojë shënoi për 3-0.
Rezultatin përfundimtar për 4-0 e vendosi Alberto Aquilani në minutën e 79-të. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































