LAJMI I FUNDIT:

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Ushtria ruse do të duhet të vazhdojë të luftojë për të paktën 83 vjet të tjera, për të marrë nën kontroll 80 për qind të mbetur të Ukrainës, thotë Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

Ky Institut thotë se Rusia duket se po përdor një metodë përparimi në Ukrainë bazuar në supozimin se lufta do të vazhdojë pafundësisht, dhe se ajo nuk ka nevojë të bëjë përfitime të rëndësishme territoriale në një operacion të vetëm sulmues, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh këtë, ISW vlerësoi se do t’u duheshin forcave ruse të paktën deri në vitin 2108 për të kontrolluar të gjithë Ukrainën, duke supozuar se ato mund të mbajnë shkallën e tyre aktuale të avancimit dhe humbjet masive të personelit për një kohë të pacaktuar, gjë që thotë se nuk ka gjasa.

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë
Lexo po ashtu Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, organizata dhe ekspertë të sigurisë nga vendet perëndimore, kanë theksuar se ky veprim i ka kushtuar shtrenjtë Kremlinit.

Madje deri më tani ekspertët vlerësojnë se Rusia ka humbur qindra mijëra ushtarë në fushëbetejë, sikurse edhe armë të ndryshme nga, aeroplanët, helikopterët e tanket. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori