LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Të gjithë e dinë çka ndodh nëse Haradinaj ekstradohet (Video)

Isufi: Të gjithë e dinë çka ndodh nëse Haradinaj ekstradohet (Video)

Nënkryetarin i AAK-së, Ahmet Isufi, në emisionin InfoBox në RTV Dukagjini, ka folur për seancën e jashtëzakonshme të cilën grupi parlamentar i AAK-së e ka kërkuar pas arrestimit në Francë të kryetarit të këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Isufi tregon edhe pikat që presin të fusin në rezolutën e kësaj seance, brenda së cilës edhe ndërprerja e dialogut me Serbinë, për të cilën beson se do ta ketë përkrahjen e kuvendarëve.


Isufi thotë se dikush po luan lojëra të fëlliqura, lidhur me rastet që po ndodhin dhe që kanë ndodhur edhe më herët.

Nënkryetari i AAK-së nuk beson se kreu i subjektit që përfaqëson, do të mund të ekstradohej në Serbi, duke thënë se kjo mund të sjell një tensionim situate.

“Unë nuk besoj se ka interes, as BE-ja e as ndonjëri nga shtetet e BE-së, që ta bëjë një gjë të tillë, meqë kemi të bëjmë me një proces pas 17 vitesh kur z. Haradinaj nga të njëjtat aktakuza është shpallur i pafajshëm. Dhe, absolutisht as që mund t’i shkojë ndërmend dikujt që të ekstradohet, për shkak se vërtet pasojat do të ishin të paparashikueshme, dhe mund ta merrni me mend deri ku”, tha ai për RTV D.

Ahmeti thotë se presin që më së largu në fund të javës tjetër Haradinaj të arrijë në Kosovë. Ndërsa, shton se neglizhenca e institucioneve për pastrimin e listave ka bërë që të gjendemi në këtë situatë. /RTV D/Telegrafi/