LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Ramushi është si Napoleon Bonaparti, Franca ta lirojë (Video)

Isufi: Ramushi është si Napoleon Bonaparti, Franca ta lirojë (Video)

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, tha se Ramush Haradinaj për Kosovën është si Napoleon Bonaparte dhe se shteti francez duhet ta lirojë atë.

Isufi u shpreh i bindur se kjo do të jetë shtyrja e fundit, para se kryetari i tij, të kthehet në Kosovë, pasi që Serbia ka dërguar akuza të njëjta me ato të Hagës nga të cilat Haradinaj dy herë u shpall i pafajshëm.


“Është sikur të ndodhte që Napoleonin ta ndalte dikush për Francën; ose presidentin e Francës pas Luftës së Dytë Botërore e të mos interesohej shteti i vet. Absolutisht, për Kosovën nuk ka luftëtar më të denjë për liri, e as te popujt tjerë madje”, tha ai

Isufi ka akuzuar institucionet e Kosovës për mos reagimin e duhur në raport me arrestimin e një ish-kryeministri, derisa tha që nuk çuditet nëse Kosova shkon prapë në bisedime me Serbinë – përkundër që rezoluta e Kuvendit e mohon këtë.

Ky arrestim, sipas Isufit, i ka shërbyer subjektit të tij politikë për tu rritur dhe se tani AAK është më e zhvilluar se kurrë.

“Jemi në rritje si AAK, sidomos me padrejtësinë që i është bërë liderit, Haradinajt, sepse jo vetëm nga anëtarësia jonë, por në përgjithësi, kudo që hasim tek qytetarët e Kosovë – pavarësisht nga bindjet e tyre politike – ata janë të bindur se atij iu ka bërë një padrejtësi”, tha Isufi. /RTV D/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Dosja e SPAK: Ndoka i thotë Ervis Martinajt se ka gjetur një grup vrasësish me pagesë nga Kosova

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori