LAJMI I FUNDIT:

Istogu pa noter, ministri i Drejtësisë kërkon të votohet Ligji që dyfishon numrin e noterëve në Kosovë

Istogu pa noter, ministri i Drejtësisë kërkon të votohet Ligji që dyfishon numrin e noterëve në Kosovë

Komuna e Istogut tash disa muaj ka mbetur pa noter, derisa qytetarët duhet të udhëtojnë mbi 20 kilometra për t’i kryer shërbimet e tyre në Pejë.

Këtë shqetësim e ka shprehur edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, në një nga seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Rugova për Telegrafin tha se Ministria e Drejtësisë (MD), duhet sa më parë që t’i sjell kësaj komune noter, pasi qytetarët detyrohen që të bëjnë disa kilometra për t’i kryer shërbimet e tyre.

“Janë bërë disa muaj që Komuna e Istogut nuk ka fare noter. Unë shqetësimin tim e ngrita edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës. Rreth 50 mijë banorë obligohen që të shkojnë në Pejë. I bëj thirrje ministrit që sa më parë që është e mundur kjo komunë të ketë noter, e jo qytetarët të bëjnë 22 km rrugë deri në Pejë”, ka thënë Rugova.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se noterët që kanë punuar në komunën e Istogut kanë dal në pension.

Tahiri tha se për momentin qytetarët e Istogut mund t’i kryejnë shërbimet e tyre në komunën e Pejës pasi kjo ministri ka autorizuar dy noterë atje.

Ministri Tahiri sqaroi po ashtu se presin që Projektligji për noter të votohet në lexim të dytë në seancën e radhës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi, siç tha ai, ky projektligj mundëson dyfishimin e noterëve nëpër komuna të Kosovës.

“Ata që kanë qenë të angazhuar në komunën e Istogut kanë dal në pension. Deri sa të hapet konkursi për noter të ri, ne kemi autorizuar dy noterë në komunën e Pejës të cilët kryejnë shërbime për qytetarët e Istogut. Ndërsa, unë pres që javën e ardhshme të kaloj edhe në leximin e dytë projektligji për noterinë, i cili e dyfishon numrin e noterëve në Republikën e Kosovës dhe nga ai moment sapo të hyj në fuqi ligji, ne do të fillojmë me rekrutimin e noterëve të rinj. Situatë e njëjtë është edhe në komunën e Skenderajt”, tha Tahiri, për Telegrafin.

Ministri po ashtu ftoi deputetin Rugova dhe deputetët e partisë së tij, që ta votojnë këtë projektligj.

Ndryshe, sipas Ligjit aktual të Noterisë neni 8, për shtrirjen territoriale dhe përcaktimin e zyrave të noterisë thuhet se:

“Ministria e Drejtësisë përcakton shtrirjen territoriale të zyrave noteriale pas konsultimit me Odën e Noterëve, dhe në pajtim me këto parime:

1.1. do të jetë së paku një zyre noteriale për një komunë;

1.2. ky numër mund të rritet për komunat që kanë më tepër se njëzetmijë (20,000) banorë, duke marrë parasysh numrin e dokumenteve që procedohen nga zyrat noteriale përkatëse gjatë vitit”, thuhet në ligjin për noterinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori