LAJMI I FUNDIT:

ISRO dërgon robot humanoid në hapësirë

ISRO dërgon robot humanoid në hapësirë

Organizata indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) ka demonstruar aftësitë e saj teknologjike duke u bërë e para që ka kryer me sukses një ulje pranë polit jugor të Hënës, dhe tani po planifikon misione më ambicioze.

Një nga këto misione është Aditya L1, observatori i parë hapësinor i Indisë për të vëzhguar Diellin, i cili do të nisë më 2 shtator, transmeton Telegrafi.


Misioni i parë me njerëz, i quajtur Gaganyaan, është planifikuar për vitin 2024, megjithëse ishte menduar të kryhej vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas informacioneve të disponueshme, para këtij misioni, ISRO po përgatit gjithashtu misionin e parë pa pilot Gaganyaan në të cilin planifikon të dërgojë në hapësirë ​​një robot humanoid femër të quajtur Vyommitra.

Prototipi u zbulua fillimisht në vitin 2021 në ngjarjen Human Space Flight and Exploration – Present Challenges and Future Trends të mbajtur në Indi.

Roboti ka gjysmën e sipërme të trupit dhe mund të përkulet përpara dhe anash, por i mungojnë këmbët. Pavarësisht kësaj, mund të kryejë një sërë detyrash, duke përfshirë njoftimin dhe kryerjen e procedurave të mbështetjes në jetë.

Gjithashtu mund të kryejë detyra të tilla si përdorimi i çelësave dhe monitorimi i parametrave të modulit. Roboti njeh njerëzit, u përgjigjet pyetjeve dhe kryen eksperimente sipas nevojës, dhe në hapësirë ​​do të përsërisë funksionet njerëzore dhe do të ndërveprojë me kontrollin mjedisor të sistemeve të mbështetjes së jetës.

Gaganyaan është kryesisht një mision demonstrimi teknologjik dhe si pjesë e tij, tre astronautë indianë do të udhëtojnë në orbitën e Tokës.

Ata do të kryejnë eksperimente të ndryshme gjatë një misioni të shkurtër që do të zgjasë tre deri në shtatë ditë. Astronautët më pas do të kthehen në Tokë duke u ulur në Oqeanin Indian. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Çfarë është Linux?

Çfarë është Linux?

Këshilla Teknologjike
Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

Këshilla Teknologjike
Kalo në kategori