LAJMI I FUNDIT:

Ismet Munishi e pranon që Prishtina nuk ishte në nivel ndaj Trepçës ‘89

Ismet Munishi e pranon që Prishtina nuk ishte në nivel ndaj Trepçës ‘89

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka folur pas barazimit me Trepçën ’89, në ndeshjen që u mbyll 2-2, duke thënë se skuadra e tij nuk ishte në nivel. 

Sipas timonierit prishtinas, ka ndikuar shumë mungesa e Kushtrim Gashit, ndërsa lavdëroi disa nga të rinjtë që u futën në pjesën e dytë.

“Nuk patëm ndeshje të mirë. Nuk ishin në nivel. Duhet ta bëjmë analizën për të parë se çka nuk ka shkuar. Nuk jam i kënaqur. Është evidente mungesa e Kushtrim Gashit, është i pazëvendësueshëm te skuadra jonë”.


“Mba na ka bërë shumë probleme dhe nuk kemi mundur ta ndalim. Edhe qarkullimin e topit nuk e kemi pasur të mirë. Ndoshta pauza na ka bërë dëm, duke luajtur një lojë, duke mos luajtur tjetrën”.

“Jam shumë i kënaqur me lojtarët e rinj. Prapashtica asistoi te goli i barazimit, por edhe Baholli e Shabanin luajtën mirë. Pavarësisht objektivave që kemi, ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk guxojmë të vendosim objektiva. Duke arritur objektivat, duhet t’iu japim hapësirë lojtarëve të rinj”, ka thënë Munishi.

Prishtina ka 22 pikë pas këtij barazim dhe mban vendin e tretë, ndërsa Trepça ’89 me 12 pikë është në vendin e tetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori