LAJMI I FUNDIT:

Ismet Beqiri për koalicionet: Kam dëshirë që AKR dhe PSD të kalojnë pragun

Ismet Beqiri për koalicionet: Kam dëshirë që AKR dhe PSD të kalojnë pragun

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se pos PDK-së të gjitha partitë tjera janë opsione për koalicione pas zgjedhore me LDK-në.

Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se për PDK-në LDK duhet të ketë jo vetëm një por dy vija të kuqe.


Ai ka thënë se edhe në të kaluarën ai ka qenë kundër koalicionit me PDK-në, por Kryesia kishte vendosur ndryshme nga mendimi i tij dhe kishin lidhur koalicion me PDK-në.

“Dryni sigurisht se nuk do t’i vihet partisë, por një koalicion me PDK-në do ta zvogëlonte shumë partinë. Ky është disponimi i elektoratit tonë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se pavarësisht disa dallimeve programore me Vetëvendosjen, për një koalicion të tillë mund të vendos partia.

“Ndoshta me Vetëvendosjen do të ishte stabile qeverisja sa i përket numrave, por nuk do të kishte stabilitet sa u përket disa gjërave që zbaton Vetëvendosje, siç është për shembull mos ngritja në këmbë kur intonohet himni i Republikës së Kosovës. Janë teknikalitete këto por duhen përmirësuar”.

Beqiri: Nuk ka vendim që Isa Mustafa të mbetet kryetar i LDK-së, ka pasur vetëm opinione
Lexo po ashtu Beqiri: Nuk ka vendim që Isa Mustafa të mbetet kryetar i LDK-së, ka pasur vetëm opinione

Beqiri ka thënë se pos Vetëvendosjes që është si opsion shumë i mundshëm, edhe partitë tjera pos PDK-së janë opsione.

Ai ka thënë se ka dëshirë që AKR dhe PSD të kalojnë pragun zgjedhor.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se LDK ka dalur keq kur ka bërë koalicione parazgjedhore, dhe sipas tij më nuk do të shkohet më këso koalicione./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori