eksperti-banner

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, LDK s’ka pasur kurrë partner më të mire në koalicion se PDK-në.

“Kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk është përzie kurrë në punët e kryeministrit Mustafa”, ka thënë Ismajli.


Ai thotë se “qytetarët janë lodhë me politikën aktuale, një politike që krijon fluska të sapunit që krijon probleme jo reale”.

Ismajli thotë se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka një qasje tjetër për problemet që i ka Kosova.

“Qytetaret kane pasë nevojë që dikush me i ndëgjue hallet e tyre. Prandaj kryetari Veseli e ka marrë iniciativën me u ballafaque me problemet reale të qytetarëve”,thë Ismajli në emisionin “Rrokum Roll” Rrokum TV. /Telegrafi/