Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, deputeti i Kuvendit, Uran Ismaili, ka marrë pjesë sot në panelin e organizuar në kuadër të “Javës së Gruas”.
Gjatë këtij paneli, deputeti Ismaili ka thënë se barazia gjinore nuk është luks, por një e drejtë esenciale si parakusht i një demokracie të shëndoshë.
Më tutje, Ismaili ka thënë se shoqëria e jonë nuk mund të thirret vetëm mbi ligjet, kur flet për të drejtat e grave, sepse, në jetën e përditshme të drejtat e tyre janë shumë më të shtypura.
“Rreziku jonë është që ne të mbështetemi vetëm në ligje. Të themi që ligjet i kemi në rregull, garantojnë barazi. Se ligjet janë ashtu sikur për burrat edhe për gratë. Nëse e bëjmë këtë, atëherë nuk jemi të ndjeshëm rreth problemve reale që kanë gratë në politikë.”, ka thënë Ismaili duke shtuar. “Unë konsideroj që të gjitha gratë të cilat garojnë në politikë janë të suksesshme. Ato kanë thyer një paragjykim të madh në shoqëri, në vendbanimet nga vijnë dhe i kanë bërë nder demokracisë”.
Më tej, Ismaili ka thënë se normat shoqërore të cilat paragjykojnë por edhe shtypin ambiciet e grave, janë akoma evidente në Kosovë. Rrjedhimisht, sipas tij, është obligim i yni si shoqëri por edhe e partive politike që të luftojnë këto norma.
“Si shoqëri, si burra, si parti politike, na takon që t’i luftojmë këto norma kulturore. Me gratë pjesëmarrëse në politikë, demokratizimi i shoqërisë është më i plotë. Zhvillimi ekonomik është më i madh etj”, ka thënë Ismaili. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën