LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Fillon projekti për menaxhim spitalor me kompaninë e njohur gjermane

Ismaili: Fillon projekti për menaxhim spitalor me kompaninë e njohur gjermane

Ministria e Shëndetësisë, përmes projektit të Shëndetësisë Kosovare në kuadër të huamarrjes nga Banka Botërore, ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë gjermane për menaxhim spitalor. Kompania gjermane ICME, do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Ministria e Shëndetësisë, përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare në kuadër të huamarrjes nga Banka Botërore, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur gjermane ICME për menaxhim spitalor të spitaleve kosovare.

Në bazë të kësaj marrëveshje, kompania gjermane ICME do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se QKUK dhe spitalet e përgjithshme kanë pasur mungesë të theksuar të menaxhimit të mirëfilltë spitalor ku si pasojë këtë situatë e kanë vuajtur pacientët, por edhe vet profesionistët shëndetësor.

“Rrjedhimisht spitalet kanë ofruar më pak shërbime për qytetarët, ka pasur më pak llogaridhënie, si dhe më pak efikasitet”, tha ministri Ismaili.

Ministri Ismaili shtoi se për shkak të mungesës së harmonizimit me praktika ndërkombëtare menaxhimi i këtyre komponentëve kryesore për funksionimin efikas të spitaleve nuk ka funksionuar.

“Prandaj, kontrata e nënshkruar sot me kompaninë gjermane do të jetë kyçe për të na ndihmuar të identifikojmë problemet dhe të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të bazuara në praktika ndërkombëtare”, tha ministri Ismaili.

Gjatë konferencës për shtyp, ministri Ismaili tha se duke qenë se jemi afër një faze të re, që presim funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, spitalet tona duhet të jenë në gjendje të kontraktojnë me Fondin.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se kompania gjermane do të prodhojë rezultate në arritjen e një menaxhimi të institucioneve shëndetësore, ndërkohë që vlerësoi përkushtimin personal të Ministrit Ismaili në përmirësimin e sektorit shëndetësor.

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, u shpreh i kënaqur për partneritetin me MSh-në dhe Fondin dhe shtoi se angazhimi i kompanisë gjermane, do të jetë në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe menaxhimit sa më efikas të institucioneve shëndetësore, ka për qëllim edhe mbrojtjen e popullatës kosovare nga shpenzimet e mëdha për shërbime shëndetësore spitalore.

Drejtori i kompanisë gjermane ICME, Holger Micheel-Sprenger u shpreh i lumtur që kompanisë gjermane me renome i është besuar një marrëveshje përmes së cilës priten rezultate konkrete në menaxhimin spitalor në Kosovë.

ICME, që është kontraktuar përmes Bankës Botërore, do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

Kontrata e nënshkruar sot, është në kuadër të Projektit të Shëndetësisë Kosovare me Bankën Botërore dhe do të zgjasë 6 muaj me mundësi vazhdimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori