Shqipëria do të jetë pjesë e filmit më të ri nga Hollywood mbi temën e Islamofobisë. Harmonia fetare historike në vendin tonë është parë si një aspekt frymëzues për t’i dhënë botës një model.

Regjisori George Edde dhe producentët e filmit “Islamophobia” janë në Tiranë duke prezantuar projektin. Filmi ka sjellë në Shqipëri yjet e Hollywood-it, Mel Gibson, Jean-Claude Van Damme dhe Steven Seagal.


“Filmi ka të bëjë me Islamofobinë ku brenda tij ndërthuren paqja dhe toleranca. Shqipëria pa diskutim është një vend i përshtatshëm për këtë film më këtë tematikë. Ne kemi në këtë film 29 aktorë nga 29 vende të ndryshme të botës”, është shprehur ai.

download 1

Ndërsa sipas producentit George Edde filmi nuk do të ishte i plotë pa Shqipërinë. Por cila është historia mbi të cilën do të ndërtohet ky prodhim kinematografik? Kur filloi lufta e Bosnjës më 1984 Omar ishte vetëm 8 vjeç. Babai i tij i krishterë u zhduk dhe pas kësaj ngjarjeje Omar dhe nëna e tij emigruan në Roterdam për të nisur një jetë të re, shkruan Gaztea Shqip.

Tashmë një student i ri në Universiteti Omar lufton me krizën e identitetit, shpesh përballë diskriminimit dhe racizmit. Përfundimisht ai konvertohet në mysliman.

Kërkimi i tij për më shumë informacion rreth fesë do ta vendosi emrin e tij në listën e të kërkuarve nga CIA për shkak të disa miqve të tij. Që nga ai moment jeta e tij merr një kthesë drastike.

Kjo është historia që do të ketë një pjesë të xhirimeve dhe në Shqipëri, duke i bërë imazhet e vendit tonë pjesë të ekranit të madh të Hollywood.