LAJMI I FUNDIT:

Islami për dëbimin e spiunit rus nga Kosova: Serbia e Rusia po bëjnë luftë speciale ndaj Kosovës (Video)

Islami për dëbimin e spiunit rus nga Kosova: Serbia e Rusia po bëjnë luftë speciale ndaj Kosovës (Video)
Njohësi i sigurisë, Avni Islami

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për rastin e sulmit ndaj gruas rome nga huliganët në Ferizaj.

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka thënë se është ndier i befasuar me raportimin e mediave për sulmin e serishëm ndaj gruas rome.

Ai, në “Dossier D” në RTV Dukagjini  ka thënë se pas sulmit të parë kishte përshtypjen se policia kishte marrë në mbrojtje e viktimës.


“Që nga sot ajo grua duhet të merret nga mbrojte nga Policia e Kosovës dhe me të merren edhe organet tjera si qendra për punë sociale që t’i sigurohet edhe një vendstrehim pasi ajo grua endet lart e poshtë”.

Islami thotë se në bazë të informacioneve që posedon ajo qytetare i takon nga qyteti të Kosovës por më parë ka qëndruar në Belgjikë si azilkërkuese.

Duke folur për rastin e zyrtarit të dëbuar rus nga Kosova, Islami ka thënë se vet fakti që në CV-në e tij figuron se ai ka qenë ish-oficer në forcat e armatosura ruse tregon për aktivitetin e Rusisë në Kosovë dhe rajon.

“Dyshohet se ai është agjent i shërbimit sekret rus… Tendenca e Rusisë që ta destabilizoj gjendjen e sigurisë në Kosovë është evidente dhe vendimi i Kryeministrit që ai person të shpallet non-grata është i drejtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Eksperti i çështjeve të sigurisë ka thënë se AKI duhet t’i identifikojë të gjithë ata që në Kosovë dyshohet se po kryejnë spiunazh.

Islami ka thënë se dërgimi i shpejt i zyrtarit rus të arrestuar në spitalin e Beogradit ka të bëj me luftë speciale mediale.

“Me vet faktin se në një spital në serbi ai u vizitua nga Vuçiq, kjo tregon se deri ku kanë shkuar Serbia dhe Rusia. Ata çdo veprim të institucioneve të Republikës së Kosovës por edhe të bashkësisë ndërkombëtare që bashkëvepron me institucionet tona, dëshirojnë ta paraqesin para popullit të tyre si diçka që është në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Avi Islami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori