LAJMI I FUNDIT:

Islami: Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit, anti-mitingu i nacionalizmit primitiv

Islami: Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit, anti-mitingu i nacionalizmit primitiv
Avni Islami, analist i sigurisë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e përdorë Listën Serbe, përballë protestave të fuqishme në Serbi.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Vuçiq po instrumentalizon serbët e Kosovës, shpërfaqje kjo e nacionalizmit primitiv.

“Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit: Anti-mitingu i nacionalizmit primitiv… Sipas raportimit të së përditshmes serbe ‘Danas’, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes Listës Serbe paska përgatitur mbrojtjen e tij me serbët e Kosovës, si një lloj anti-mitingu, që po mendohet të jetë kundërpërgjigja e tij ndaj protestave masive që pritet të ndodhin në Beograd.


Lista Serbe do të organizoj njerëzit të vendosen me çadra përpara ndërtesës së Presidencës në ‘Andriqev Venac’. Ky është një nivel tjetër i instrumentalizimit të serbëve të Kosovës, një shpërfaqje e nacionalizmit primitiv, dhe një rezistencë e një diktatori të vetmuar përballë rinisë studentore të vendit të tij. Kjo tregon shumë edhe për misionin e Listës Serbe, që vetëm interesat e serbëve lokalë të Kosovës nuk i mbron”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori