Isla Fisher ka folur për herë të parë për ndarjen nga komediani Sacha Baron Cohen.

Ajo ndau një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë drejtim.


“Faleminderit për gjithë mirësinë dhe mbështetjen”, ka shkruar ylli i “Wedding Crashers” në InstaStory.

Screenshot 1 34 Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i famshëm gjithashtu ndau një fotografi të saj duke shijuar një gotë me verë.

Cohen dhe Fisher zbuluan se ishin divorcuar më 5 prill.

Screenshot 2 30 Foto: Getty Images

“Ne përgjithmonë ndajmë përkushtimin dhe dashurinë tonë për fëmijët tanë”, shtuan mes tjerash ata. "E vlerësojmë sinqerisht që respektoni dëshirën e familjes sonë për privatësi".

Ata vlen të ceket se u fejuan në vitin 2004 dhe u martuan në vitin 2010.

Screenshot 3 22 Foto: Getty Images

Cohen dhe Fisher kanë tre fëmijë. /Telegrafi/