Pak mund të pretendojnë se kanë vizituar plazhet me rërë të bardhë dhe xhunglat e harlisura malore të arkipelagut Fernando de Noronha të Brazilit, por kjo nuk është për mungesë tentimesh.
Kjo pasi që, sipas një shkrimi të BBC, përcjell Telegrafi, rreth 75 për qind e këtyre 21 ishujve të vendosur kilometra larg bregdetit në veri-lindje të Brazilit u shpallën një park detar kombëtar i mbrojtur dhe “shenjtëror” në vitin 1988 – dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm, lejohen të hyjnë vetëm 420 vizitorë në ditë.
Por ndërsa një udhëtim në këtë “grupim vullkanik” është shumë i kërkuar nga turistët tani, nuk ishte gjithmonë kështu.
Midis shekullit 18 dhe 20, ishulli kryesor u përdor si burg për disa nga kriminelët më të rrezikshëm të Brazilit, thuhet në një shkrim të publikuar nga BBC, përcjell Telegrafi.
I përbërë nga një “copë shkëmbi” vullkanik dhe 20 ishuj më të vegjël, ky arkipelag i largët thuhet se u zbulua për herë të parë në fillim të shekullit të 16-të nga detari portugez Fernando de Noronha.
Ai u përdor nga të dy forcat e armatosura, ato holandeze dhe portugeze, derisa ishulli i saj kryesor u bë vendi i një burgu në vitet 1700.
Burgu u mbyll në vitin 1957, por disa ish të burgosur nuk u larguan kurrë.
Sot, vizitorët mund të shohin ende disa nga mbetjet e burgut në distancë, të cilat janë mbuluar kryesisht nga gjelbërimi.
Fernando de Noronha ende konsiderohet i izoluar, megjithëse jo në të njëjtën shkallë siç ishte në të kaluarën.
Në fakt, kur Brazili shpalli pavarësinë nga Portugalia në vitin 1822, u deshën dy vjet që lajmi të arrinte në Fernando de Noronha.
Noronha është caktuar një zonë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe konsiderohet shtëpia e zhytjeve dhe surfimeve më të mira të Amerikës së Jugut.
Ujërat smerald dhe të ngrohtë “mbështjellin” ishullin, ku mund të gjesh breshka, peshq tropikal dhe thuhet se është vendi me përqendrimin më të lartë të delfinëve në botë.
I lavdëruar gjatë për bukurinë prej një parajse, ishulli u quajt në mënyrë të duhur “Fora do mundo” ose “Jashtë kësaj bote” nga autori brazilian Gastão Penalva.
Dhe derisa BBC ka bërë një përshkrim rreth arkipelagut, ky nuk është i vetmi.
Një të tillë mund ta gjeni edhe në një webfaqe të quajtur “noronhabookers”, sipas të cilës Fernando de Noronha është i mbushur me një histori të eksploruesve dhe pushtuesve, përcjell Telegrafi.
Ndërsa sot njerëzit e Fernando de Noronha janë përqendruar në paqen dhe ruajtjen e mjedisit të tyre, webfaqja në fjalë shkruan se jo gjithmonë ishte kështu – madje ishulli ka një histori të dhunshme.
Në këtë drejtim, kjo webfaqe ka bërë një përshkrim të ngjarjeve historike, duke theksuar se arkipelagu fillimisht u vu re gjatë ekspeditave në fillim të viteve 1500 dhe se emri i parë ishte Ilha da Quaresma ose Lent Island.
Njëri nga ata që thuhet të zbuloi ishujt ishte Gaspar de Lemos, një kapiten i anijeve të furnizimit. Ai u kthye në Portugali me lajmet e para për këtë zbulim.
Por, siç thuhet tutje, sot historianët besojnë se ishte Fernao de Noronha i cili në të vërtetë zbuloi këta ishuj diku gjatë viteve 1501-1502.
Derisa përshkruan historinë, “noronhabookers” shkruan se në vitin 1736, kishin qenë francezët ata që mbërritën në ishuj.
Duke i gjetur bosh dhe të braktisur, ata thuhet se morën kontrollin dhe e riemërtuan arkipelagun Isle Dauphine.
Francezët u hoqën në vitin 1737 nga portugezët të cilët vendosën të forcojnë mbrojtjet e ishujve dhe ndërtuan 10 kalatë.
Nëntë kalatë ishin në ishullin më të madh dhe e dhjeta ishte në Ilha de Sao Jose më të vogël.
Një sistem rrugor prej guri i lidhi këto kalatë.
Më 1770 arritën kolonët e parë dhe formuan fshatin e quajtur Vila dos Remedios.
Veç këtyre, “noronhabookersm” shkruan se një burg u krijua në ishull kah fundi i viteve 1800, i cili ishte mbyllur vetëm në vitin 1957, përcjell Telegrafi.
Më 1942 ishujt u bënë një Territor Federativ dhe të burgosurit u hoqën.
Një aeroport u ndërtua nga Forcat Ajrore të Ushtrisë Amerikane për të siguruar një lidhje nga Afrika Perëndimore me Brazilin.
Më 1944 juridiksioni iu dha Marinës së SHBA-së. Deri në vitin 1988 shumica e ishujve u shpallën një park kombëtar dhe toka iu shtua shtetit brazilian Pernambuco.
Sa i përket të tanishmes, “noronhabookers” vë në pah faktin se sot ekonomia kryesisht varet nga turistët që vizitojnë arkipelagun, i cili sipas Wikipedia ka rreth 3 mijë banorë.
Megjithatë ka kufizime në numrin e turistëve të lejuar në ishull për të parandaluar shkatërrimin e ekuilibrit delikat natyror. Gjithashtu thuhet se shkencëtarët vizitojnë ishullin shpesh për të studiuar florën dhe faunën.
Zona u emërua si një zonë e trashëgimisë botërore në vitin 2001 për shkak të rëndësisë së saj si një tokë ushqyese për shumë specie ujore të ndryshme, numrin e madh të delfinëve – dhe si mbrojtje për kafshët e rrezikuara siç janë një lloj i breshkave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryeministri australian e quan Elon Musk një ‘miliarder arrogant’, në një përplasje rreth pamjeve të sulmit me thikë në kishë
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj