Një kanadez i cili kishte humbur për rreth pesë vjet është gjetur më shumë se 10 mijë kilometra larg, në xhunglën e Amazonës, me pamje krejt ndryshe nga që dukej pesë vite më parë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Anton Pilipa, tanimë 39 vjeç, kishte kaluar nëpër dy kontinente, duke ecur zbathur kryesisht me vetëm rroba në shpinën e tij, pasi ai u zhduk nga shtëpia e tij në Vankuver në vitin 2012.

Familja e tij kaloi vite të tëra, në kërkim të ish-punëtorit humanitar, i cili dyshohet se vuan nga skizofrenia, dhe pothuajse kishin hequr dorë nga shpresa se mund ta gjenin atë, kur ata morën një telefonatë.

Një police braziliane, me origjinë kanadeze e kishte gjetur rastësisht Pilipan – të cilin fillimisht e kishte menduar për një lypës – poshtë një rruge, me këmbë të zbathura, pantallona të palara dhe një jelek. Ai nuk kishte pasaportë dhe asnjë dokument të identifikimit.

Për befasi të të gjithëve, me ndihmën e disa agjencive dhe ambasadave ndërkombëtare, ajo ishte në gjendje për të gjetur familjen e tij, të cilët fluturuan atje për t’u bashkuar me të humburin, të dashurin e tyre.
“Unë mbeta i habitur”, ka rrëfyer vëllai i Antonit, Stefani.
“Mendonim se kishte vdekur. Kjo ishte gjëja e vetme që mund të mendonim pas zhdukjes së tij”.

Anton, të cilit i është caktuar terapia ndaj skizofrenisë, thuhet se udhëtoi nëpër të paktën dhjetë vende nga Kanadaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Meksika, Guatemala, Kosta Rika, Panama, Kolumbia, Venezuela, Argjentina dhe Brazili – të gjitha këto pa një pasaportë dhe me shumë pak rroba në shpinën e tij. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës