LAJMI I FUNDIT:

A ishte ky momenti për të cilin u ankua Edon Zhegrova pas ndeshjes me Rumaninë – Gliha e tërhoqi ashpër për dore

A ishte ky momenti për të cilin u ankua Edon Zhegrova pas ndeshjes me Rumaninë – Gliha e tërhoqi ashpër për dore

Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova pati një reagim befasues pas humbjes nga Rumania, ku kërkoi ndryshime të mëdha dhe tashmë është kuptuar se fjala ishte për përzgjedhësin Primoz Gliha.

Kosova u mposht nga Rumania me rezultat 2-0 në ndeshjen e Grupit I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 në një ndeshje me tensione dhe e cila u ndërpre për rreth një orë shkaku i pankartës “Kosova është Serbi” dhe thirrjeve raciste dhe nacionaliste nga tifozët rumun.

Humbja ka lënë shije të hidhur te gjithë akterët e Përfaqësueses së Kosovës, ku edhe futbollistët u panë të indinjuar pas takimit.


Mundo Deportivo: Rumania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën
Lexo po ashtu Mundo Deportivo: Rumania mund ta humbë me rezultat zyrtar ndeshjen me Kosovën

Njëri nga ta ishte edhe ylli i Lille, Edon Zhegrova, i cili befasoi të gjithë me deklaratën pas ndeshjes ku kërkoi ndryshime në “gjërat e brendshme”.

“Kemi pasur shumë gjasa të kualifikohemi me këtë grup që kemi. Duhet të ndryshojmë disa gjëra të brendshme. Nuk do të doja të flas më shumë. Le të flas dikush që është më i vjetër, kapiteni apo ndokush tjetër”, tha Zhegrova.

Zhegrova: Duhet të ndryshojnë disa gjëra, le të flas kapiteni
Lexo po ashtu Zhegrova: Duhet të ndryshojnë disa gjëra, le të flas kapiteni

Megjithatë, arsyeja e deklaratës së Zhegrovës duket të jetë përzgjedhësi Gliha, gjatë momentit kur ndeshja e të martës mbrëma ndaj Rumanisë u ndërpre, trajneri slloven u pa duke tërhequr ashpër Zhegrovën për dorë.

Gliha reagoi me nervozizëm dhe sikur i kërkonte llogari me tone të ashpra sulmuesit të Dardanëve.

Ai u ndalë fillimisht nga gjyqtari i cili i kërkoi të qetësohej, por Gliha vazhdoi edhe pasi tërheqjes së vërejtjes dhe ky duket të jetë shkaku që Zhegrova kërkoi “ndryshime të brendshme”.

Përveç kësaj, slloveni e la prishtinasin në bankën rezervë në ndeshjen e para disa ditëve ndaj Zvicrës, duke treguar se dyshja nuk kanë raporte aq të mira mes vete. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori