Ishte duke lëvizur me veturë në Obiliq, dy persona gjuajnë me armë në drejtim të tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se gjersa ishte duke lëvizur me veturë në rrugë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 17:00 në Obiliq.
“Në vend ngjarje nuk është gjetur asgjë e dyshuar apo ndonjë dëmtim i veturës”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































