“Ishin dy të verdhë”, Ancelotti thotë se do ta apelojnë kartonin e kuq të Vinicius Jr

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se do të apelojnë kartonin e kuq të Vinicius Junior, pasi ai u përjashtua kundër Valencias për herë të dytë në tre vjet, dhe ishte vetëm kartoni i tretë i kuq në karrierën e tij. Braziliani goditi me dy duart në kokë portierin Stole Dimitrievskit dhe u përjashtuar pas një rishikimi të VAR-it.
Fitorja e mbrëmshme e Real Madridit erdhi pas një trileri të vërtetë duke u rikthyer nga disavantazhi dhe me një futbollistë më pak për të fituar 1-2.
Megjithatë, vëmendjen e rrëmbeu pikërisht përjashtimi i yllit të Los Blancos, Vinicius Jr, i cili reagoi me agresivitet ndaj portierit të vendasve.
Dimitrievski fillimisht i tha brazilianit në fytyrë të ngrihej në këmbë, pasi ishte rrezuar në zonë dhe Vinicius pastaj përdori të dyja duart për ta goditur atë, por jo në gjoks, por në kokë.

Trajneri i Real Madridit, Ancelotti ende ndjen se reagimi nuk ishte i denjë për përjashtim duke thënë pas ndeshjes se do ta apelojnë atë.
“Ne do të apelojmë. Ajo që ne mendojmë është se nuk ishte e kuqe, ishin dy të verdhë. Ai është përjashtuar me karton të kuq, por skuadra ka reaguar ndaj kësaj vështirësie, siç ka reaguar edhe për penalltinë e humbur. Do apelojmë, nuk e di nëse do ta pranojnë. Unë nuk i kam thënë asgjë, i kam uruar lojtarët, u kam thënë të njëjtat gjëra si këtu”, ka thënë Ancelotti.
“Ishte një prekje më parë nga portieri dhe më pas një shtyrje nga Vini. Mendoj se mjaftuan dy kartonë të verdhë, çështja kishte marrë fund. Nuk dua të them se ka rënë në kurth. Është përpjekur t’i bëjë gjërat mirë, si gjithmonë, herë ia del e herë pak më pak. Por mbaron këtu. Shpresoj të luaj ndeshjen tjetër. Dhe asgjë më shumë, ai vazhdon të jetë vendimtar për ne”, përfundoi italiani.
Pas ndeshjes, Vinicius shkoi në rrjetet sociale për t’u kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij, por ai mund të jetë jashtë fushës shumë kohë. Nëse apelimi i tyre nuk rezulton i suksesshëm, braziliani do të përballet me një pezullim nga katër deri në 12 ndeshje për veprimet e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE