"Isha në gjendje ta lë edhe futbollin për babanë" - Meriton Korenica zbulon momentin më të vështirë në jetë

Futbollisti i njohur kosovar, Meriton Korenica, është i ftuar në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Ylli shqiptar që luan te Cluj ka zbuluar shumë prapaskena interesante, mes tyre edhe momentin më të vështirë në jetë.
“Në atë kohë të them të drejtën nuk e kam menduar asnjë lëvizje, pasi e kam pasur një hall shumë të madh”, rrëfen Korenica në “Arena e Yjeve”.
“E kam pasur prindin (babain) shumë sëmurë dhe unë vëlla nuk kamë, andaj u dashtë të kujdesem unë”.
“Kam qenë në gjendje të lë edhe futbollin...”, vazhdon rrëfimin e tij përplot emocion, Korenica.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/




















































