Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq ka thënë se Sllobodan Millosheviq ka marr përkrahje nga Rusia për të zhvilluar luftëra në ish-Jugosllavi, në vitet ’90-ta.
Koraq duke folur për dokumentarin “VIRUSSIA” ku bëhet fjalë për ndikimin e diplomacisë ruse në Ballkanin Perëndimor është shprehur se, Rusia i ka dhënë Serbisë përkrahje të pa rezervë për projektin e luftës.
“Rusia i ka dhënë përkrahje të madhe Millosheviqit për projektin e luftës [në ish-Jugosllavi]”, ka thënë Koraq.
Profesori universitar Agim Zogaj tregon se zyrtarë të lartë të ushtrisë serbe kishin udhëtuar në mënyrë sekrete në Moskë për t’u takuar me shefin e shtatmadhorisë ruse.
“Shefi shtatmadhorisë ushtarake të ish-Jugosllavisë, Velko Kadijeviq në mars të vitit 1991 kishte pas një udhëtim sekret në Moskë, ku e kishte takuar për çështje të bashkëpunimit ushtarak pikërisht shefin e shtatmadhorisë ruse Jazevin, dhe për këtë udhëtim ka qenë i koordinuar, pra Kadijeviqi me Millosheviqin dhe Borsiav Joviqin kryetarin e atëhershëm të Federatës së Jugosllavisë”, tregon Zogaj.
Për ekspertin serb të sigurisë Darko Trifunoviq e gjithë nomenklatura jugosllave që nga viti 1989 kanë qenë njerëz të Rusisë.
“Shumë gjëra në historinë tonë, deri te bombardimi i Republikës Federative të Jugosllavisë në vitin 1999, pastaj Borislav Millosheviqit, Sllobodan Millosheviqit, Velko Kadijeviqit dhe tërë asaj nomenklature të njerëzve, të cilët që nga viti 1989, prej atyre ‘të mëdhenjve’ në Kosovë në mitingje e deri te ata që na sollën në luftërat e përgjakshme. Të gjithë këta kanë qenë njerëz të Rusisë”, shprehet Trifunoviq.
“Policia e Serbisë e ka mbyllur në Zllatibor kampin kriminal terrorist të cilin e ka organizuar Rusia me organizatat e saj ENOTOM dhe VAGNER, dy organizata që tani luftojnë në Siri dhe Libi. Këto organizata janë drejtpërdrejt nga shërbimet ruse dhe erdhën në Zllatibor që t’i stërvitin fëmijët tanë”, tha Trifunoviq.
Ndërsa anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Zhelko Komshiq thotë se është e pamundur që të nxitet një luftë në Ballkan pa një ndihmë nga jashtë.
“Është e pamundur, pa një ndihmë nga jashtë që të shkaktohet çfarëdo lufte apo konflikti në Ballkanin Perëndimor”, thotë ai.
Ne këtë pjesë të dokumentarit flitet edhe për kushtet që ia vuri Rusia Serbisë që mos ta njohë pavarësinë e Kosovës. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City