LAJMI I FUNDIT:

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ka quajtur sulmin e të Hënës ndaj ambienteve të Top Channel, një akt të krimit të organizuar.

Reklama

Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Imeraj tha se duke marrë parasysh rrethanat e ngjarjes dhe shumë elementë të tjerë, veprimet ishin të mirë organizuara dhe se autorët nuk i kanë marrë fare në konsideratë pasojat.

“Duke gjykuar nga rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur, nga mënyra se si është organizuar, mjeti i përdorur, nga itinerari i lëvizjes, plumbat e hedhur e nga personat e përfshirë në të, jemi në kuadratin e organizimit të mirëfilltë. Veprime të cilat mund të bëhen vetëm nga krimi i organizuar. Është i mirë organizuar me detaje”.

“Krimi i organizuar ka goditur në një mënyrë të tillë që nuk ka marrë fare në konsideratë nëse shkakton apo jo pasoja. Goditja ka ardhur e tillë në një moment kohor kur gazetarët janë larguar, por ama nuk kanë marrë masa që të parandalojnë ardhjen e një pasoje të mundshme, ose me një plumb të drejtëpërdrejtë apo rikoshet”.

“Ata, e shprehur në rang popullor dhe jo juridik, nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare nëse do ndodhnin apo jo pasoja”, u shpreh Imeraj.

Në trend Lajme

Më shumë
A do ta përkrah LDK-ja mocionin për rrëzimin e Qeverisë, flet Abdixhiku

A do ta përkrah LDK-ja mocionin për rrëzimin e Qeverisë, flet Abdixhiku

Lajme
Osmani pas takimit me Lajçak dhe Escobar: Zgjedhjet në veri mund të organizohen në përputhje me kushtetutën

Osmani pas takimit me Lajçak dhe Escobar: Zgjedhjet në veri mund të organizohen në përputhje me kushtetutën

Lajme
KFOR-i amerikan dhe serbët “shtensionojnë” situatën në Leposaviq, i masin forcat në tërheqjen e litarit

KFOR-i amerikan dhe serbët “shtensionojnë” situatën në Leposaviq, i masin forcat në tërheqjen e litarit

Lajme
Sveçla njofton se është arrestuar personi i cili kërcënoi nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit

Sveçla njofton se është arrestuar personi i cili kërcënoi nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit

Lajme
Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të shqetësuar e zhgënjyer ndërkombëtarët

Krasniqi: Asnjëherë s’i kam parë më të shqetësuar e zhgënjyer ndërkombëtarët

Lajme
Operacioni

Operacioni "Shpërndarësi 3", Policia sekuestron drogë, vetura, para dhe arreston katër persona në Gjilan

Lajme
Kalo në kategori