LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti Medvedev tregon katër situatat kur Rusia do të përdorte armë bërthamore

Ish-presidenti Medvedev tregon katër situatat kur Rusia do të përdorte armë bërthamore

Kremlini përsëri ka përmendur mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në luftën me Ukrainën, ndërsa forcat ruse luftuan për të mbajtur një qytet kyç në jug të vendit.

Dmitry Medvedev, një ish-president rus i cili është nënkryetar i këshillit të sigurisë së vendit, tha se Moska mund të godasë kundër një armiku që përdorte vetëm armë konvencionale, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.

Komentet e tij të shtunën bënë që presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, në një paraqitje me video-lidhje në Forumin e Katarit në Doha të paralajmëronte se Moska ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për botën.


Biden paralajmëron Putinin: As mos e mendo një lëvizje në territorin e NATO-s
Lexo po ashtu Biden paralajmëron Putinin: As mos e mendo një lëvizje në territorin e NATO-s

“Rusia po mendon të mburret se mund të shkatërrojë me armë bërthamore, jo vetëm një vend të caktuar, por të gjithë planetin”, tha Zelenskiy.

Ndryshe, Putin përmendi kërcënimin bërthamor në fillim të agresionit, duke paralajmëruar se ndërhyrja perëndimore do të kishte “pasoja që nuk i keni parë kurrë”.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se kërcënimet mund të jenë thjesht një përpjekje për të larguar vëmendjen nga dështimi i forcave të Putinit për të siguruar një pushtim të shpejtë të kryeqytetit ukrainas, Kiev, dhe për të bërë përparime në zona të tjera kyçe të vendit.

Rusia ka rreth 6000 koka bërthamore – rezerva më e madhe e armëve bërthamore në botë.

Dhe në një intervistë të shtunën, Medvedev tha se doktrina bërthamore e Rusisë nuk kërkon patjetër që një shtet armik të përdorë armë të tilla fillimisht.

Biden e quan Putinin 'kasap' pas takimit me refugjatët ukrainas në Poloni
Lexo po ashtu Biden e quan Putinin 'kasap' pas takimit me refugjatët ukrainas në Poloni

Ai theksoi: “Ne kemi një dokument të veçantë për parandalimin bërthamor. Ky dokument tregon qartë arsyet mbi të cilat Federata Ruse ka të drejtë të përdorë armë bërthamore. Janë disa prej tyre, më lejoni t’ju kujtoj: numër një është situata kur Rusia goditet nga një raketë bërthamore. Rasti i dytë është çdo përdorim i armëve të tjera bërthamore kundër Rusisë ose aleatëve të saj”.

“I treti është një sulm në një infrastrukturë kritike që do të paralizojë forcat tona parandaluese bërthamore. Dhe rasti i katërt është kur kryhet një akt agresioni kundër Rusisë dhe aleatëve të saj, i cili rrezikoi ekzistencën e vetë vendit, edhe pa përdorimin e armëve bërthamore, pra me përdorimin e armëve konvencionale”.

Medvedev shtoi se ekziston “vendosmëria për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin e vendit, për të mos i dhënë askujt arsye për të dyshuar – qoftë edhe më të vogël – se ne jemi të gatshëm t’i japim një përgjigje të denjë për çdo cenim të vendit tonë, të pavarësisë së tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori