LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti bolivian Evo Morales: Do të rikthehem në shtëpi – për shkaqe sigurie nuk guxoj të jap detaje të planit

Ish-presidenti bolivian Evo Morales: Do të rikthehem në shtëpi – për shkaqe sigurie nuk guxoj të jap detaje të planit

Ish-presidenti bolivian Evo Morales, që aktualisht gjendet në ekzil në Argjentinë, thotë se planifikon të rikthehet në Bolivi deri në festën e ardhshme të Krishtlindjes.

Morales që shkoi në Argjentinë pas zgjedhjeve të tetorit, ka thënë gjatë një interviste dhënë Reuters, se po ndihmon me lëvizjen e tij socialistët duke nxitur zgjedhje të jashtëzakonshme në Bolivi, transmeton Telegrafi.


Anëtarët e Lëvizjes do të mblidhen të dielën në Buenos Aires për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet e paralajmëruara. Ndërkaq i pyetur nëse do të kthehet në Bolivi në po të njëjtën periudhë gjatë vitit të ardhshëm, Morales tha se nuk ka dyshim në këtë aspekt.

“Për arsye sigurie nuk mund të japë detaje të planit tim për rikthim në Bolivi, por secili person duhet të kthehet në vendin e tij. Do të kthehem edhe unë”, ka shtuar Morales.

Ai është shprehur i bindur se kandidati i koalicionit të tij do të fitojë mandatin e presidentin. Fitorja e Moralesit në zgjedhjet presidenciale në tetor në të cilat ka fituar shumicën, është kundërshtuar për shkak parregullsive dhe është shoqëruar me protesta dhe presion.

Si rezultat i gjitha këtyre ai është detyruar të japë dorëheqje dhe të largohet nga Bolivia, kurse Kuvendi i Bolivisë emëroi komisionin që do të duhej të shpallte datën e zgjedhjeve të reja që sipas gjitha gjasave do të mbahen më 2 janar.

Ndërkohë gjykata ka lëshuar urdhër arrest për Moralesin nën akuzën për nxitje të trazirave, terrorizëm dhe financim të terrorizmit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori