Ish-partnerja e Chalamet komenton marrëdhënien e tij me Kylie Jenner: Jam e fiksuar pas tyre
Aktorja meksikane, Eiza Gonzalez, ish-e dashura e Timothee Chalamet, ka komentuar për lidhjen e tij me yllin e famshëm, Kylie Jenner.
Ndërsa u shfaq në një episod të ri të emisionit “Cheap Shots” të Cosmopolitan, ajo konfirmoi se i pëlqeu një foto e ish-të dashurit të saj dhe të dashurës së tij të re në Instagram.
"Po, më pëlqeu. Janë shumë të mirë së bashku. Duken shumë të dashuruar dhe të ëmbël. Jam e fiksuar pas tyre", tha Eiza.
"E dua Timothee-n. Mendoj se ai është më i talentuari, më i ëmbli - sinqerisht, djali më i ëmbël - dhe jam shumë krenare që e shoh duke shkëlqyer në karrierë dhe ne jemi thjesht miq të mirë. Nuk kam gjë tjetër veçse gjëra të mira për të thënë për të", tha Eiza.
Chalamet dhe Gonzalez u panë për herë të parë së bashku me pushime në Cabo San Lucas, Meksikë, në qershor 2020.

Një burim i tha revistës People në atë kohë se ata po kalonin pushimet me miqtë dhe dukeshin të lumtur së bashku. Një burim tjetër tha më vonë se Eiza dhe Chalamet u takuan për pak kohë, por ishin ndarë në tetor 2020.
Sa i përket Chalamet dhe Jenner, 27 vjeçare, dyshja u lidhën për herë të parë në prill të vitit 2023.

Ata u fotografuan gjithashtu në ngjarje sportive dhe në Coachella, si dhe gjatë sezonit të çmimeve ku Chalamet u nominua për performancën e tij si Bob Dylan në “Complete Unknown”. /Telegrafi/







































