LAJMI I FUNDIT:

Ish-‘Miss Universe Australia’, Olivia Molly Rogers ndan dy fotografi të fytyrës së saj në të njëjtën ditë: Ndriçimi dhe grimi bëjnë mrekulli

Ish-‘Miss Universe Australia’, Olivia Molly Rogers ndan dy fotografi të fytyrës së saj në të njëjtën ditë: Ndriçimi dhe grimi bëjnë mrekulli

Ish-‘Miss Universe Australia’, Olivia Molly Rogers ka shpërndarë një foto të lëkurës së saj me dhe pa grim në të njëjtën ditë për të treguar se sa ndriçimi dhe grimi i mirë mund të fshehin pa përsosmëritë.

30-vjeçarja, e cila së fundmi u martua me bashkëshortin e saj Justin McKeone në Melburn, hyri në Instagram të martën për të ndarë imazhet.


“Shfleto galerinë shpejt për të parë lëkurën time tani. Rikujtim se grimi dhe ndriçimi bëjnë mrekulli. Është pastruar mjaft gjatë javës së fundit, shpresoj se do të vazhdoj të përmirësohet”, ka shkruar ajo.


Javën e kaluar Olivia foli për shpërthimet e saj më të fundit dhe se si ajo dëshiron të jetë më ‘e hapur’ për udhëtimin e saj të lëkurës.

Cameron Diaz për pamjen fizike: Nuk rregullohem më, fytyrën e laj shumë rrallë
Lexo po ashtu Cameron Diaz për pamjen fizike: Nuk rregullohem më, fytyrën e laj shumë rrallë

“Me gjithçka që ndodh në botë, e kuptoj se lëkura problematike është një temë e parëndësishme, por dua ta ndaj këtë për këdo që po kalon një kohë të vështirë me lëkurën e tyre tani. Sepse e di që nuk ndihet e parëndësishme për ju”, tha ajo.

“Të enjten mbusha 30 vjeç, për herë të parë përjetova aknet në moshën 13-vjeçare. Kanë kaluar 17 vjet me puçrra të pamëshirshme dhe po ndihem e frustruar dhe e ngopur. Unë kam postuar për lëkurën time në të kaluarën, por ndoshta nuk e bëj aq shpesh sa duhet”.

Të gjitha lajmet nga Të famshmet pa grim
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Të famshmet pa grim

Olivia shpjegoi ndër të tjera se ajo i ka ‘provuar sinqerisht të gjitha’ me produkte të forta që i djegën lëkurën dhe i kanë zbardhur peshqirët dhe rrobat, produkte të buta, trajtime invazive, lazer dhe gjilpërë, por që ende ka probleme. /Telegrafi/