LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministrja Hoxha kërkon përjashtimin e prokurorit nga rasti

Ish-ministrja Hoxha kërkon përjashtimin e prokurorit nga rasti

Ish-ministrja Dhurata Hoxha bashkë me disa të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e inicimit dhe nënshkrimit të kontratës për lobim me kompaninë franceze.

Hoxha ka kërkuar përjashtimin e prokurorit Dren Paca nga rasti me arsyetimin se babai i prokurorit e njeh bashkëshortin e saj.

“Bashkëshorti më ka informuar se nuk e njeh gjyqtarin, mirëpo e njeh babin e prokurorit Dren Paca ku i njëjti ka qenë profesor në kolegjin që bashkëshorti im është pronar, duke u njoftuar me këtë fakt, prokurori e ka fshehur këtë fakt dhe ka akuzuar rrejshëm bashkëshortin tim për lidhje shoqërore, unë tashmë jam bindur që kjo çështje ka kaluar në personale edhe për këtë shkak po e bëj publike për opinionin publik që sot në mëngjes kam dorëzuar kërkesën për përjashtimin e prokurorit Dren Paca”, tha Dhurata Hoxha në seancë, raporton kallxo.com

Në seancat e mëhershme, Prokuroria kishte paraqitur kërkesë në Gjykatë për përjashtimin e gjyqtarit Arben Hoti nga ky rast, mirëpo kjo kërkesë u refuzua nga nënkryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dren Rogova.

Pretendimet për largimin e tij ishin se i njëjti dhe bashkëshorti i ish-ministres kanë lidhje shoqërore, pretendime këto të mohuara nga ish-ministrja Hoxha.

Dhurata Hoxha bashkë me drejtorin e prokurimit, Fitim Mustafa, dhe tre ish-sekretarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani, po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kishin keqpërdorur pozitën dhe detyrat e tyre me rastin e inicimit dhe nënshkrimit të kontratës për lobim me kompaninë franceze.

Më 1 shtator 2021 ish ministrja dhe zyrtarët e tjerë u deklaruan të pafajshëm për aktakuzën e Prokurorisë Speciale.Hetimet në këtë rast penal filluan pas hulumtimit të KALLXO.com lidhur me ‘Kontratat lobuese’.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori